LajmeZgjedhjet

Kush është njëriu që nuk u lodh asnjëherë duke i sherbyer vendit të tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish – Kryetari i qytetit të Malishevës Isni Kilaj, gjatë luftës së fundit të vitit ’99 ka qenë udhëheqës i njesitit Lumi. Është kryetar i PDK-së në komunën e Malishevës, ndërsa në të njëjtën kohë është zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës. Ka qenë dhe Zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe zëvendësministër i Ministrisë së Financave. Mirëpo më së shumti njihet për fuqinë dhe kontributin e pa lodhur politik në Malishevë.

Isni Kilaj nëpërmjet një letre që iu është drejtuar qytetarëve, ka bërë të ditur bashkëpunimin me qytetarët e Malishevës që nga lufta e deri më sot për punën dhe veprat që i kanë bërë së bashku.

Energjia e pashterrshme dhe sakrificat e shumta për t’i kontribouar vendit të vet dhe Kosovës, ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës ta kandidojë për deputet në radhet e PDK-së me numer 56.

Isni Kilaj u drejtohet qytetarëve me plotë emocion, duke kujtuar kohen e vitit ’99 e deri më sot. Ka kaluar bashkë me popullin nëpër sfidat e ndryshme që nga okupimi i dhunshëm i Serbisë duke filluar me rezistencë paqësore e pas dështimit të kësaj alternative, në gjetjën e një zgjidhje tjetër dhe i vetmi opsion kishte mbetur lufta e armatosur kundër armikut shekullor, Serbisë.

“Së bashku me ju ishim të gatshëm të flijohemi që vendi ynë, Kosova, të ketë lirinë e plotë. Dhe falë sakrificës së shumë bashkëluftëtarëve të mi, plagëve të shumë invalidëve të luftës dhe gjakut të shumë dëshmorëve por edhe ndihmës së pakursyer ushtarake ndërkombëtare e në veçanti ndihmës Amerikane, ne sot Kosovën e kemi të lirë.” shkruan Isni Kilaj.

Ndër të tjera potencoi se në Kosovën e pasluftës u desh shumë punë dhe sakrificë që të sanohen dëmet e luftës, shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga forcat qetnike serbe, të rindertohën, falë mergimatëve që jetojnë nëpër botë dhe organizatave ndërkombëtare, qytetarët e dëbuar nga forcat serbe u kthyen në pronat dhe shtepitë e tyre

Isni Kilaj bëri të ditur që pas luftës, kur Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtarë “UNMIK” ka marr përgjegjësi në administrimin e Komunës së Malishevës dhe në mënyrë të shkëlqyer ka arritur ta rindërtojnë Malishevën me rrethinë dhe ta bëjnë një vend të sigurt, për të zhvilluar një jetë të qetë e normale.

“Menjëherë pas luftës, Kosova u vu nën protektorat ndërkombëtar gjegjësisht nën aministrimin e UNMIK-ut. Ne bashkërisht me këtë administratë arritëm që të ndërtojmë institucionet vendore të shtetit tonë Kosovës. Gjatë kësaj kohe mora përgjegjësi të reja në administrimin e Komunës së Malishevës dhe në mënyrë të shkëlqyer arritëm që ta rindërtojmë Malishevën me rrethinë dhe ta bëjmë një vend të sigurt për të zhvilluar një jetë të qetë e normale.”

Ai ka dhënë kontribut të madh ndaj vendit të tij, gjatë qeverisjes në Komunën e Malishevës pothuajse të gjitha rrugët e fshatërave u asfaltuan, u ndërtua e gjithë infrastruktura e qytetit të Malishevës dhe të gjithë fshtërat e Malishevës tashmë kanë ujesjellësin dhe kanalizimet, kanë shkolla moderne dhe shërbime ambulatore të shkëlqyera.

Më tutje kandidati për deputet Isni Kilaj ka ndarë shqetësimet dhe brengat e qytetarëve, duke shtuar se sigurisht që nuk mund të jetë indiferent e aq me pak të pajtohet me gjendjen ekzistuese në Kosovë.

“Shumica e rinisë së Kosovës sot po largohen nga vendi për një jetë më të mirë dhe pak a shumë e kanë humbur shpresën që në një të ardhme të afërt do të bëhet më mirë për ta dhe familjet e tyre.”

Ai jo pa qellim kujton betimin e ushtarit të luftës “Ne kur kemi hyrë në luftë e kemi dhënë një betim dhe vazhdojmë të jemi ushtarë besnik të vendit sa herë që vendi ynë, Kosova, ka nevojë.” dhe njëherazi e ndjen se vendi ka nevojë për zgjidhjen e te tjera problemeve “Vitet e fundit vendi ynë, Kosova sikur po rënkon dhe po bën thirrje për një forcë shtesë në menyrë që të ju bëj ballë të gjitha këtyre sfidave dhe problemeve të akumuluara me vite. Është evidente që në Kosovë ka korrupsion dhe nepotizem dhe pikërisht keto dyja po ia zbehin dhe humbin ëndërrat rinisë së Kosovës per nje te ardhme më të mire.”

Prandaj, sipas Isni Kilaj është koha më së e duhur që këtë herë Partia Demokratike e Kosovës me kryetarin e saj, Kadri Veseli, të marrin në duar pushtetin, dhe të denohen e të largohen personat e korruptuar dhe nepotizmi i tejkaluar. Kjo arrihet vetëm me përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, duke dal masovisht në ditën e zgjedhjeve, dhe duke votuar personat që mund t’i ndalojnë këto fenomene.

Z. Kilaj bën të ditur se shpresat për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur po ringjallen sepse misioni ynë po rifillon me vullnet dhe pune te guximshme.

Arsyet pse duhet të votohet Isni Kilaj për deputet në Kuvendin e Kosovës janë:

– Ndjenë pergjegjësinë e lartë morale e kombëtare për të vazhduar këtë mision, dhe e ndjenë si privilegj besimin e dhënë nga qytetarët.

– Sikurse rrugëtimi bashkarisht në luftën për liri, bashkarisht do të vazhdojë luftën për një jetë më të mirë për qytatarët e Kosovës, për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese.

– Si perfaqësues i interesave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është nje detyrë që do ta kryen me nderë dhe pergjegjesi.

Gjë që në Malishevë veçse është parë kontributi i madh i Isniu-t duke sherbyer si ish Kryetar e duke mos u lodhur asnjëherë, vetem e vetem që Malisheva të jetë qytet modern, ku ishte investuar në infrastrukturë, arsimim, sherbime ambulantore, ujësjellës e kanalizimi nëpër fshatra, duke e bërë një vend të sigurt, të zhvilluar, me një jetë të qetë e normale.

Premtimi tjeter i Isni Kilaj ndaj qytetarëve vazhdon “Sikurse gjate kohës së luftës që për asnjë moment nuk i kam braktisur deri në çlirimin e vendit, dhe bashkë me ju arritem qellimin qe e kishim, lirinë e Kosovës, tani bashkë me ju e kemi një luftë demokratike që duhet ta fitojmë patjetër dhe këtë luftë pa dyshim që do e fitojmë nëse ju na jepni besmin me votën tuaj dhe ju premtoj që unë do të jem zë shumë i fuqishëm dhe do bëj punë të pa lodhur vetëm e vetëm që ëndrrat dhe shpresat e juaja për një Kosovë të zhvilluar e Demokratike të realizohen.” BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat