.
Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Alban Zogaj i cili pritet të bëhet nënkryetar i ri në Komunën e Prishtinës, konsiderohet të ketë qenë “dora e djathtë” gjatë fushatës zgjedhore të tashmë kryetarit aktual të kryeqytetit.

Zogaj, ndër të tjera njihet edhe si një person tejet i afërt i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një shok i jetës dhe pjesë e pandarë e tij edhe në politikë.

Zogaj ka shërbyer si shef i Kabinetit të Abdixhikut në Ministrinë e Infrastrukturës, në kohën kur kreu i tanishëm i LDK-së ushtronte funksionin e ministrit.

Zogaj ka përgatitje të lartë profesionale duke qenë i diplomuar në Master në Britani të Madhe, dhe më pas mori titullin edhe Doktor Shkence në Itali.

Ai ka qenë drejtor në Riinvest, ndërsa si ekonomist ka zhvilluar projekte të rëndësishme në MCC.

38 vjeçari është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe ishte shef i shtabit zgjedhor në Prishtinë nga po e njëjta parti.

Alban Zogaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.demokracia.com

Related posts
Lajme

KEDS njofton se kush mbetet nesër pa energji elektrike deri në 7 orë

Lajme

Pronari i një restoranti e ndjek me thikë klientin në Sarandë

Lajme

Mehaj e Kurti organizojnë ndejë në Jezerc për nder të mërgimtarëve

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes profesori i njohur kosovar