Sport

Kush është më i miri, Messi apo Ronaldo? Ibrahimovic bën deklaratën ‘thumbuese’

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai duhet të pres edhe pak që të jap verdiktin final se kush është më i miri në debatin e gjerë për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.Kapiteni i Barcelonës është aktualisht 33-vjeçar, ndërsa ylli i Juventusit gëzon 35 vite, por ende vazhdon debati se cili është më i miri i të gjitha kohërave.

Ibrahimovic, që ka luajtur me Messin te Barcelona, ka vazhduar t’i heshtë kritikët e tij me formën fantastike që po kalon tek Milani pas rikthimit të dytë.Sulmuesi 38-vjeçar ka vlerësua lojën e Messit dhe Ronaldon, por kërkon që t’i shoh të dy se si luajnë kur janë në moshën e tij.

“Do të shikojmë se si luajnë të dy kur do të jenë në moshën time”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.“Në moshën 35-vjeçare, unë isha te Manchester United, Nuk ishte e lehtë, por në sezonin tim të parë, kemi fituar tre tituj. E admiroj Cristianon, ai punon shumë dhe ka luajtur në skuadra të mëdha, por në Itali është ndryshe, nuk befasohem që ai shënon më pak se më parë”.

“Për Leon, çfarë të them? Ai ka një talent unik. Për mendimin tim, ai asnjëherë nuk do të ndryshojë skuadër”, ka Ibra.Messi deri tani ka fituar 6 herë Topin e Artë, ndërsa Ronaldo ka një më pak.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Sport

Fjalimin e Kryetarit të Komunës në zhveshtore që e motivoi Ballkanin për fitoren e sotme, duhet ta dëgjoni