
Vedat Muriqi aktualisht ka nofkën ‘Luani’ pas paraqitjeve dhe golave të shumtë si me Kosovën ashtu edhe me Fenerbahcen.
Por, futbollisti i Ballkanit, Durim Gashi ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku në mur mund të shihet një pikturë e një luani, raporton Reporteri.net
E në fotografinë e publikuar nga Gashi kanë komentuar shokët e tij të skuadrës, duke i thënë atij “Luan”.
Ndryshe, Durim Gashi nuk kishte shumë hapësira gjatë sezonit vjeshtor me Ballkanin shkaku i konkurrencës së madhe që është në klubin nga Suhareka.
Ballkani u shpall kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës ku pas 17 ndeshjeve zuri vendin e parë me 34 pikë, duke lënë prapa Gjilanin me 32 pikë.