Lajme

Kush është Kreshnik Gashi, shefi i ri i AKI’së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreshnik Gashi është emëruar sot Drejtor i ri i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), ai njihet si ekspert në fusha të ndryshme, dhe ka shërbyer në poste të rëndësishme në Kosovë, si Zëvëndësdrejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës e Sekretar i MPJ’së, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot më herët konfirmoi se ka emëruar Kreshnik Gashin si shef të ri të AKI’së, dhe Inspektor të Përgjithshëm në këtë institucion, Burim Ramadanin, i cili më herët ka shërbyer si Zëvëndësministër i Mbrotjes.

Kush është Kreshnik Gashi?

Kreshnik Gashi ka mbajtur poste të rëndësishme në institucione të rëndësishme të Kosovës. Fillimisht ai ka qenë zëvëndësdrejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ndërkaq më vonë vazhdoi si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Puënve të Jashtme të Kosovës.

Veç kësaj, Gashi njihet si ekspert i telekomunikimeve elektronike, dhe ka qenë i angazhuar në disa prej Njësiteve kryesore qeveritare në vend.

Kohëve të fundit, Kreshnik Gashi ka shërbyer si Kryetar i Baordit në ARKEP, ndërkaq tash e pas, ai pritet të vazhdojë si shef i AKI’së./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat