Lajme

Kush është ‘Ciprra’ me 60 vepra penale: Dhunin seksual, plagosje, detyrim të abortit

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar të shumëkërkaurin Besim Hajdari i njohur me emrin “Ciprra, i cili është i akuzuar për 60 vepra penale, shkruan Gazeta Metro.

Besim Hajdari është arrestuar në Podujevë në një motel në Podujevë, ku ishte me një vajzë të mitur 17 vjeçare, e cila sipas policisë nuk ishte aty me dëshirën e saj. Arrestimin e tij për Metron e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më, 16.04.2021 rreth orës 18:36, njësi policore kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e personit të kërkuar me urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Operacioni është zhvilluar në Podujevë. I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shteti dërgohet në mbajtje për 48 ore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Si ndodhi arrestimi i tij gjatë ditës së djeshme në motel?

Në momentin që policia kishte arritur në vendin e ngjarjes Besim Hajdari i cili kishte qenë me një vajzë 17 vjeçare në dhomë, kërcen nga dritarja, por nuk ka mundur të ikë, pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar. Tutje, bëhet e ditur se 17 vjeçarja që ishte me të nuk ishte me dëshirën e saj, dhe atë e kishte detyruar Hajdari të abortonte pa dëshirën e saj.

Hajdari, ishte në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar nga policia, për shkak të një plagosje në Podujevë, mirëpo kjo nuk ishte vetmja vepër e tij penale, pasi emri i tij lakohet edhe për 60 vepra tjera penale.

“Cipirra”, akuzohet për dhunim seksual, plagosje, shtyrje për abort pa dëshirën e vajzës, e shumë vepra tjera kriminale. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”