EURO 2020

Kush e punon dhe sa kushton kostumi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini?

Veshja që bën trajneri i Azurri dhe stafit të tij është bërë temë debati gjatë tërë kampionatit europian Euro 2020.

Menaxherët e futbollit në përgjithësi lavdërohen për stilin e tyre të lojës se sa për stilin e tyre të veshjes, por kostumi i Roberto Mancinit në Euro 2020 ka zënë syrin e mediave dhe kritikëve të modës.

Në të vërtetë, derisa Italia ka qenë e bukur për ta parë duke luajtur gjatë turneut, Mancini ka qenë shumë “cool” dhe ka qëndruar sa më larg intervistave, me veshjen e tij që ka nxitur debat nga shikuesit e impresionuar të lojës dhe nga kritikët e modës.

Nëse edhe ju jeni një nga këta njerëz atëherë sigurisht do të pyesni se kush e ka bërë kostimin e trajnerit italian dhe sa kushton ai?

Kush e ka punuar kostumin e trajnerit të Italisë, Mancini?

Askush tjetër pos dizajneri i njohur me famë botërore, Giorgio Armani,. Uniforma, që po ashtu vishet nga stafi teknik i Mancinit, aktualisht është një dedikim për ish ikonën e Italisë, Enzo Bearzot, i cili drejtoi Kombëtaren e Italisë drejt fitimit të Botërorit më 1982.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), kostumi përshkruhet si “xhaketë me ngjyrë të kaltër të çelur me një jakë mandarine, e bërë nga pambuku që shkëlqen me një efekt të rrudhur shoqëruar me pantallona të butë ngjyrë të nxehtë”.

“Kostumi që të jep një pamje të relaksuar është inspiruar nga trajneri historik Bearzot dhe kombinon stilin autentik italian, qëndrimin spontona nonshalant që ka në thelb detale dhe vija armene”.

“Jam krenar që kam veshur Kombëtaren e Italisë për një turne kaq të rëndësishëm. Kam punuar për një ide spontane me elegancë sportive, me shpirt autentik. Kam imagjinuar një kostum ndriçues me plot dinjitet”, ka thënë vetë Armani.

Sa kushton një kostum si i Mancinit?

Pasi që këto kostume janë dizajnuar specifikisht për Mancinin dhe stafin e tij, ju do të pyesni sa mund të kushtojë një i tillë për ata individ që do të kërkonin të kishin në dollapë një kostum të tillë.

Megjithatë, me historinë e rëndësishme dhe krenarinë që kanë ato, mund të pajtohemi se ato deri me tani nuk kanë çmim. Kur do të kenë, mbetet të shihet pas finales së Euro 2020 që zhvillohet nesër në Wembley duke filluar nga ora 21:00.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020