Lajme

Kush do të bëhet president, Muhamet Kelmendi jep versionin e tij dhe tregon pse Mustafa dëshiron t’ia jap këtë post PDK-së

Për këtë post, mund të prishet koalicioni, të bie qeverie e vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo, pasi AAK kërkon që ky post t’i takojë liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt, për çka duket se nuk ka pajtim mes partive.

Së fundmi, Haradinaj tha se me dorëheqjen e Hashim Thaçit është krijuar vakuum dhe ai duhet të mbushet.

Ai deklaroi se për figurën e tij kanë edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por që ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve, për të cilat ai i ka bërë ofertë PDK-së.

Por, duket se Haradinaj ka një borxh ndaj PDK-së, që duhet t’ia kthejë.

U.D i kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj, deklaroi se Haradinaj i ka borxh PDK-së, që e ka bërë kryeministër në vitin 2017, andaj duhet t’ia kthejë ato.

Lidhur me këtë, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë ëpr gazetën “Bota sot” se është normale që të kërkohen vota e të lidhen koalicione për postin e presidentit, derisa ai zgjedhet nga Kuvendi.

“Është gjë normale që në vendet ku Presidenti zgjedhet nga Kuvendi të kërkohen votat dhe të lidhen koalicione të ndryshme. Këto koalicione janë shumë herë jo natyrore, sepse lidhen midis subjekteve jo të të njëjtit profil politik. Ato lidhen thjeshtë për interesa. Në këtë kontekst gjenden edhe koalicionet midis partive politike“, është shprehur ai.

Sipas Kelmendit, LDK e donte PDK-në në koalicion dhe i ka premtuar postin e presidentit, pasi Mustafa nuk po gjen mbështetës për këtë post, ndërsa VV dëshiron zgjedhje, e AAK kërkon që ta bëjë president Ramush Haradinajn.

“LDK e dëshiroi PDK-në në koalicion.

Asaj i ka premtuar edhe postin e Presidentit.

Pse kështu?

Duket se Isa Mustafa nuk po gjen mbështetës për këtë post, andaj edhe ky afrim.

VV dëshiron zgjedhje.

AAK e ka paraqitur zyrtarisht për president Ramush Haradinaj, kryetarin e vet.

Në këtë anë shihen diskutimet midis partive dhe po maten postet e ndryshme“, ka vlerësuar profesori.

Ai shton se ndryshe do të ishte po të zgjedhej nga populli presidenti.

“Krejt tjetër do kishim nëse Presidenti do të dilte nga votat e qytetarëve.

Edhe këtu ka koalicione, por janë shumë më të qartë dhe ndoshta edhe pozitive.

Kjo nuk është një Kosovë.

Tek ne del Presidenti nga votat në Kuvend.

Aty ka edhe koalicione“, ka theksuar Muhamet Kelmendi.

Profesori thotë se mbetet për tu parë nëse do të votohet Haradinaj president nga PDK, duke shtuar se ai është i duhuri për këtë post dhe se Enver Hoxhaj nuk mund të krahasohet me të.

“Tash a do të votojë PDK z. Haradinaj për President është herët të themi.

Aktualisht kemi një afrim midis LDK-së dhe PDK-së.

Të shohim si po shkon.

Në fund janë edhe koalicionet tjera.

Ndërsa, për genuin, tash në këtë gjendje, më kredibiluesi kishte me qenë Ramush Haradinaj. Besoj se kjo dihet.

Ndërsa, Enver Hoxhaj e di këtë. Është anomali të krahasohet z.Haradinaj me z. Hoxhaj. Z.Haradinaj ka kredibilitet, guxim dhe trimëri, vendim të qartë për shtet.

Këto as në ndërrim nuk i ka z. Hoxhaj. Por, t’i lëmë këto.

Unë pres kompromise“, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zemaj takohet me Hotin: Dakordohen për vendimet për festat e fundvitit

Lajme

Qe 5 ditë është zhdukur një djalë nga Fushë Kosova

Lajme

E dhimbshme: Vdes 2 vjeçarja nga Skënderaj

Lajme

Grimeri nga Kosova që u bë femër