Lajme

Kusari-Lila thotë se kanë votat për të rrëzuar qeverinë Hoti, llogarisin edhe në deputetë të LDK’së

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila thotë se kanë votat për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ajo ka kritikuar edhe një herë qeverisjen aktuale, derisa thotë se shkarkimi i ekzekutivit është domosdoshmëri.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka 31 deputetë ndërsa për të thirrur seancën për votën e mosbesimit të qeverisë nevojiten 40 nënshkrime. Përderisa për të rrëzuar qeverinë natyrisht duhet një shumicë e thjeshtë, apo 61 deputetë. Kjo qeveri tashmë ka muaj që nuk është funksionale në kuptimin e legjitimitetit në Kuvend , ka probleme bazike pasi nga 61 vota që votuan këtë qeveri një votë është e burgosur, apo një deputet është prapa grilave për shkak të një vepre penale të kryer më herët. Ka vazhdimisht përçarje brenda koalicionit të brendshëm”, tha Kusari-Lila për “Euronews Albania”.

“Në ndërkohë kemi edhe Listën Serbe të cilët kanë deklaruar se për arsye të cilat i di z.Hoti ata nuk do të marrin pjesë në seanca dhe nuk e mbështesin qeverinë dhe do të ofrojnë votat për të rrëzuar qeverinë. Ndërkohë kemi në të gjitha grupet parlamentare deputetë të pakënaqur me qeverinë aktuale, përfshirë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputet të partisë opozitare, PDK”, sqaroi ajo.

Problem thotë të kenë vetëm sigurimin e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

“Duket se sfida kryesore është ardhja deri te një seancë n të cilën do të vihet një pikë e rendit të ditës dhe kjo është mocioni për rrëzimin e qeverisë”, tha Kusari-Lila.

Deputetja pret vota edhe nga LDK, parti nga e cila vjen Hoti.

“Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë zonjën Osamani dhe z. Haxhi Avdyli të cilët tashmë janë gati të përjashtuar nga partia por që gjithashtu kanë bashkëpunuar deri tash në nismat e Vetëvendosjes gjegjësisht partive opozitare”, tha ajo.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Adnan Merovci tregon sa herë janë takuar Adem Jashari e Ibrahim Rugova

Lajme

E turpshme – Gent Cakaj suImohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Lajme

LDK s’bën zë, Rudari ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

Lajme

Exit Poll: Ja kush fitoi në Podujevë!