Lajme

Kurtit i kërkohet ta lirojë nga detyra Arben Vitinë

Analisti, Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Thaçi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar që kryeministri Kurti ta lirojë Vitinë nga detyra e ministri të Shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri.

Ai shton se menaxhimi i pandemisë dhe në anën tjetër kandidimi për kryetar komune janë detyra që kërkojnë përkushtim maksimal dhe sipas tij Arben Vitia e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë.

Postimi i plotë:

1. Menaxhimi i pandemisë kërkon ministër shëndetësie me orar të plotë e me përkushtim maksimal.

2. Kandidimi për kryetar komune, po ashtu, është detyrë me orar të plotë e kërkon përkushtim maksimal për parapërgatitje e për fushatë zgjedhore.

3. Rrjedhimisht, nëse LVV përfundimisht ka vendosur që ministri i shëndetësisë Arben Vitia të kandidojë për Kryetar të Komunës së Prishtinës, atëherë Kryeministri Kurti duhet që sa më parë ta lirojë Arben Vitinë nga pozita e ministrit të shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri, sepse Arben Vitia e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë