Lajme

Kurti tenton të arsyetohet pas kritikave që mori

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pasi ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.

Kurti është kritikuar sot pasi votoi në Shqipëri, ndëra ai thotë se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai në mëngjesin e sotëm ka votuar në Shqipëri dhe ka porositur të të gjithë të dalin në votime.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura e mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë.”, tha Kurti.

Ky veprim i Kurtit u kritikua ashpër nga opozita në Kosovë. U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i tha Kurtit se pavarësisht që po flet për mot të mirë në Shqipëri, në Kosovë është errët nga mungesa e vaksinave e numri i madh i rasteve me Covid-19.

“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina. Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj mësova se në këtë qytet të madh nuk ka asnjë vaksinë të vetme në dispozicion ndërkohë që kërkesat e qytetarëve janë të larta. Edhe qendrat e tjera të vaksinimit në Kosovë janë të mbyllura. Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!.”, tha Hoxhaj.

Kurti është kritikuar edhe nga shoqëria civile. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se është e papranueshme që Kurti si kryeministër i Kosovës, vototi në Shqipëri.

“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull. E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, tha Cakolli.

Postime të ngjajshme
Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij

Lajme

Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Kimete Berisha i reagon ashpër të riut që nuk i duket e plotë liria e Kosovës pa lirinë e Palestinës

Lajme

Policia ndalon garën me automjete në Orlloviq, tre të arrestuar