Lajme

Kurti për Vitinë: Gojëëmbël e i urtë

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gojëëmbël kandidatin e kësaj parti për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Kurti i ka thurur lavde të shumta Vitisë. Sipas tij Vitia është njeri i urtë, i pathyeshëm dhe palodhshëm.

“Gojëëmbël me qytetarët dhe i pakompromis në punë. Tamam si mjek i mirë që sillet me dashamirësi me pacientët dhe është i saktë me terapinë. Beni është më i urti si shok dhe më i ashpri në punë. I pathyeshëm dhe i palodhshëm. I fuqishëm pa u dukur i fortë. Prandaj ka pasur sukses në çdo angazhim të tijin publik. I reformoi qendrat e mjekësisë familjare në atë mënyrë që edhe kundërshtarët sot ia pranojnë si zotësi. I siguroi 1.2 milionë vaksina me çmimin më të volitshëm e me furnizim masiv. Ai i ka dalë zot qytetarëve në ditët më të vështira dhe ia ka dalë më sukses çdo situate të vështirë politike.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij Arbeni ka shije estetike dhe artistike dhe i duhet Prishtinës.

“Shumë prej tyre i kemi kaluar bashkë. Ne jemi fatlumë që e kemi në Lëvizje dhe qytetarët e Prishtinës do të jenë me fat që ta kenë për kryetar një njeri që shërben me përulësi. Përveçse dije, Beni ka shije, estetike e artistike. Krahas progresit, edhe kjo i duhet Prishtinës, një qytet i fotografueshëm dhe plot jetë.”, ka shkruar.

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *