Lajme

Kurti në rolin e meteorologut: Flet për motin, përmend edhe heshtjen zgjedhore

Kryeministri Albin Kurti ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kurti pas votimit ka inkurajuar qytetarët që të dalin për të votuar teksa nuk ka harruar të flasë edhe për motin.

“Moti është shume i bukur dhe pa të reshura andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Me 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të mirë electoral që nisi me 14 shkurt, vazhdoj me 17 tetor dhe tash e kemi balotazhin. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik dhe qytetarët në mënyrë të lirë zgjedhin kryetarët e komunave”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse do ta mbështesë cilindo nga kandidatët që do të zgjedhet për kryetar, apo do të bëj dallime, Kurti i iku përgjigjes duke thënë se sot flasin qytetarët.

“Fushata ka përfunduar dje, dje kishim heshtje zgjedhore, sot flasin qytetarët”, ka thënë Kurti para mediave.

Related posts
Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

A do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit dhe cili është rekomandimi i infektologëve?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *