Lajme

Kurti komenton koalicionet e PDK’së në Prizren, e quan jo parimore

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar koalicionet e PDK-së që kjo i bëri sot në Prizren për t’i fituar zgjedhjet me Shaqir Totajn, në balotazh kundër Mytaher Haskukës së VV-së.

Kurti tha se këto koalicione janë joparimore dhe po ndodhin për shkak të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka.

“Koalicionet joparimore që po ndodhin janë koalicione të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka dhe kjo më së miri do të shihet më 14 nëntor. Ne po bëjmë gjithçka që balotazhi të shkoi në mënyrë të qetë, demokratike, të ndershme dhe të vazhdojmë me zgjedhje shembullore”, është shprehur Kurti për RTV Besa-n.

PDK-ja në Prizren sot lidhi koalicioni me AAK-në dhe Nismën.

Kryetari Haskuka doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit duke marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së mori 31% të votave.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=625264095152399

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia