Lajme

Kurti: Koalicioni VV-LDK do t’i merrte 70 deputetë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një paraqitje drejtëpërsëdrejti në rrjetin social Facebook, ka thënë se një koalicion VV-LDK do t’i merrte 70 deputetë.

“Nëse bëjmë një koalicion parazgjedhor, atëhere dihet fituesi, koalicioni LDK-VV, ne do t’i kemi 70 deputetë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se që një vit kemi mardhënje të mira dhe kontakte të vazhdueshme me kreun e LDK’së.

“Ne jemi optimistë dhe kemi qellim të mirë dhe ka një vit që kemi komunikim të rregullt e njëkohësisht edhe mardhënje të mira me kreun e LDk’së”, ka thënë Kurti.

Megjithatë Kurti është i bindur se nuk mund që Vetëvendosje nuk mund të merr më shumë se 61 deputetë, e një koalicion paszgjedhor është i domosdoshëm.

“Nëse shkojmë ndaras, ne si Vetëvendosje edhe po dolëm të parët nuk i marrim 61 deputetë, ndërkaq së bashku me LDK’në i mbërrijmë 70 deputetë. E pas zgjedhjeve na duhet të kërkojmë partner që nuk do të jetë kollaj por jo e pamundur”, është shprehur Kurti.

 

Bisedë e drejtpërdrejtë me Albin Kurtin.

Posted by T7 on Thursday, August 22, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat