Lajme

“Kurti ik”, zyrtari i LDK’së kërkon protestë gjithë-popullore për shkarkimin e kryeministrit

Bajram Gecaj i LDK’së ka kërkuar protestë gjithë-popullore për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Gecaj thotë se të gjithë bashkë duhet të organizojnë një protestë para Qeverisë për të kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit, kjo për shkak të sorollatjeve nëpër hotele luksoze.

“Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar”, ka shkruar ndër të tjerash Gecaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

KURTI IK!
Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar. Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!

Postime të ngjajshme
Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria

Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës