Lajme

Kurti i dërgoi letër igumenit Sava Janjic, përgjigjet Vucic: Hilet e tij se bindin askënd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, priti në drekë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe 35 peshkopë të tjerë ku reagoi edhe për letrën e dërguar Janjicit nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilën ai vlerësoi si një hile, transmeton Gazeta Metro.

Vucic u ankua se si disa politikanë mund të shtiren se nuk po e kuptojnë këtë lojë të kryeministrit kosovar Kurti por i irrituar shtoi se përse mediat serbe nuk po e kuptojnë.

Vucic tha se Kurti gjithë kohën po flet për trashëgiminë kulturore kosovare, e jo atë serbe. Ai e vazhdoi dhe përmendi letrën e kryeministrit të dërguar igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjic të cilit i ka shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e trashëgimisë kosovare të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Kjo mund të jetë kosovare vetëm brenda asaj serbe. Ajo është trashëgimi kulturore serbe. Ky manastir i takon kishës serbe. Ngjashëm vepronin në Mal të Zi, ku pretendonin se bëhet fjalë për kishën ortodokse në Mal të Zi, e jo për Kishën Ortodokse të Serbisë. Kështu po bëjnë edhe sot”. Kështu tha dhe e vlerësoi këtë si një hile të ‘palës prishtinase’ dhe u ankua përsëri se nuk e kupton se si publiku nuk po e kupton.

“Kurti nuk po ju flet për trashëgimi serbe, por atë kosovare. Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës. E gjithë loja është ajo që ai flet sesa shumë i do serbët, që dëshiron të flasë me Serbët e të thotë që ata jetojnë për bukuri në shtetin e pavarur të Kosovës, por nuk flet me Serbinë, pasi ajo nuk ka çka të kërkoj në Kosovë” tha ai Vucic.

Vucic konstatoi se e kupton këtë lojë të Kurtit që disa politikanë sipas tij nuk po vërejnë e vazhdoi ankesat për provokim.

“Kemi barrë të rëndë para nesh. Kleri jonë po reagon mençur që nuk përgjigjen në secilin provokim dhe që po e kuptojnë shumë mirë se çka është provokim. Kemi shumë telashe para nesh” ju tha Vucic gazetarëve pas takimit me klerin e kishës serbe./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë