Lajme

Kurti flet për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kohën kur ai po udhëheq me ekzekutivin e vendit. Duke folur për marrëveshjen me Serbinë që u arrit në Uashington më 2020, thotë se më shumë ishin “tentim për marrëveshje të shpejtë sesa ndihmë për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti komentet i bëri në diskutimin “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore?”

“Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës situata tani është shumë ndryshe, për më mirë natyrisht. Presidenti Biden është ndër liderët më progresiv në botë. Nëse e shohim programin e tij, është socio-demokratik për çka kemi nevoje të gjithë jo vetëm SHBA-ja por të gjitha vendet”, thotë Kurti.

“Unë kisha mundësinë që në pallatin Elize në darkën që thirrur nga presidenti Markon të takohem me Kamala Harris, nënkryetare e SHBA. Kishte një fjalim të jashtëzakonshëm në këtë forum”, shtoi ai.

Ndërkohë, i pari i VV-së u ndal te marrëveshja e arritur në Uashington në kohën kur në SHBA ishte administrata e Donald Trump.

“Sa i përket marrëveshjes së shtatorit në Uashington, ka aq shumë elemente në atë marrëveshje, nuk po them se secili element në këtë marrëveshje nuk është i mirë, siç është njohja reciproke me Izraelin siç ishte pika e fundit dhe është implementuar dhe është pozitive. Por prapë më duhet të them se ky lloj zotimi unilateral në mes të Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar ishte shumë më shumë lëvizje taktike e administratës paraprake para zgjedhjeve në SHBA dhe ka pasur synim që të ndërtojë diçka të qëndrueshme për të shtruar të ardhmen e sigurt. Unë e shoh këtë më shumë si një tentim për një marrëveshje të shpejtë që do ta mbante imazhin ndërkombëtar dhe politikat vendase të ish-presidentit sesa në të vërtetë të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara”, theksoi Kurti.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, më 4 shtator 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. /demokracia.com

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *