Lajme

Kurti asesi të pranoj punësimet familjare: Thur lavde për xhaxhain e Konjufcës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sërish është pyetur në lidhje me punësimet e familjarëve që rezulton se nuk janë të vogla, shkruan Gazeta Metro.

I pyetur nga deputeti Fadil Nura, PDK, për punësimet e xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, nipit të Besnik Bislimit i cili është zv/kryeministër në Qeverinë Kurti, dhe nipit të ministrit të brendshëm Xhelal Svecla.

“Rabit Konjuca, xhaxhai i kryeparrlamentarit Glauk Konjufca, Zgjim Tosumi nip i zëvendëskryeministrit, Besnik Bilsmi i punësuar në KShC, Gëzim Sveçla, nip i ministrit të MPB-së, u punësuar në MTI, Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka i punësuar në MSH, Drilon Zyba, Shkurte Aliu, Alban Krasniqi e të tjerë që lista vazhdon. Z. Kryeministër për një muaj e gjysmë jo që i keni ndal punësimet familjare por i keni dyfishuar”, ka thënë Nura.

Kurti vazhdoi të mohonte se në Qeverinë Kurti ka të tilla punësime, derisa nuk harroi lëvdatat për xhaxhain e Konjufcës.

‘’ Vendimmarrjet në bazë të mbiemrave nuk janë te ne, Gëzim Kostuni ka kaluar në pika vlerësimi, dhe është i pari në listë, është personi adekuat që duhet të jetë në atë post. Dhe afërsia e tij me zv/kryeministrin nuk qëndron, ne kemi bërë emërime politike jo punësime familjare, këshilltarët politik nuk janë shërbyes civilë’’, shtoi Kurti.

Tutje ai foli edhe për punësimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës, si këshilltar i ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

‘’ Mehaj ka vendosur ta emëroj Rabit Konjufcën, i cili akademinë ushtarake e ka kryer para se të lindë Glauku. Nuk ka shkelje të ligjit në asnjë rast’’, përfundoi Kurti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët në vijim

Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël