Sport

Kurtaj rrëfehet për stinorin aktual – puna me Morinën, synimi i tij kryesor dhe premtimi për tifozërinë “Ujqit”

Senzacioni i këtij sezoni në Ligën e Parë të Kosovës, Albion Kurtaj, po shkëlqen në skuadrën e Ferizajit.

Kurtaj, në një prononcim për Sheshi.info, ka thënë se atmosfera në klub është e jashtëzakonshme.

“Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë, duke filluar nga presidenti, shtabi teknikë e deri te lojtarët. Kjo shihet edhe në fushë, pasi kemi fituar gjashtë ndeshje radhazi”, tha fillimisht ai.

Tutje, sulmuesi deklaroi se merita kryesore se kësaj arritje është trajneri, i cili k adhënë një frymë të re skuadrës.

“Fillimi ka qenë paksa i vështirë, ambientimi me skuadrën, mirëpo tash kam arritur formën maksimale dhe po jap më të mirën nga vetja për t’i ndihmuar skuadrës”, vazhdoi më pas.

Ai pohoi se synim kryesor është që të shënojë sa më shumë gola dhe të jetë golashënuesi më i mirë në ligë, duke ndihmuar skuadrën drejtë objektivave.

“Tifozërinë “Ujqit” i falënderohem që na ka përkrahur që nga dita e parë, kur nuk ishim në gjendje të mirë. I ftoj të jemi bashkë deri në fund për të trimfuar”, ka thënë në fund lojtari.

Deri tani, Kurtaj ka arritur që të shënojë pesë gola dhe të regjistrojë dy asistime në Ligën e Parë.

Related posts
Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport

Ramos tregon cili është futbollisti më i afërt i tij, e kosnideron si vëlla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *