Lajme

Kur zgjidhet kryetari i ri i LDK’së, flet Isa Mustafa

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas takimit me kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se pret që deri ka mesi i muajit mars të kryhen zgjedhjet e brendshme në LDK, shkruan Gazeta Express.

Jo nuk janë përmendur. Ju kemi thënë që të mendohem dhe të bëjnë propozime. Të kemi propozime prej Degëve dhe prej Kryesisë dhe ta [përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë. Afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë por ne nuk do ta presim 60 ditëshin, do të bëjmë përpjekje që më së largu në mesin e marsit ta mbyllim këtë procese”, ka thënë më tutje ai.

Për sa i përket humbjes së LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe renditja e kësaj partie e treta në këto zgjedhje, Mustafa tha se ka pasur një rrëshqitje të votës së qytetarëve për LDK’në.

“Për mua është vështirë që të përgjigjem sepse nuk e kemi pritur askund dhe në asnjë ven këtë rezultat. Nuk kemi pas as një vlerësim të tillë gjatë fushatës që e kemi bërë në tërë Kosovën. Ka ndodhur një rrëshqitje e votës dhe qytetarët mund ta dinë se pse e kanë bërë atë”, ka thënë më tutje ai. /Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Po i vjen fundi shpejt pandemisë’: Lajmi i shumëpritur nga mjeku kosovar që jeton në Gjermani

Lajme

Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA

Lajme

Vdes nga COVID-19, një 46 vjeçar nga Podujeva

Lajme

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga koronavirusi në Shqipëri