
Turbullira nga Atlantiku, që sot pasdite filloi të depërtojë mbi rajonin tonë, solli mot më të freskët e vende-vende edhe shtrëngata me shi, që u shoqëruan edhe me breshër nëpër lokalitete.
Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend, nesër pritet të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu, parashikon Prishtina Weather.
“Mirëpo nga fundjava, fusha të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, ndërsa nga Afrika veriore, sërish do të depërtojnë rryma të nxehta ajrore, ku do të rikthejnë motin e nxehtë në fillim të javës së ardhshme”, njofton PW.