Sport

Kur do të luhet takimi i shtyrë mes Unitedit dhe Liverpoolit?

Manchester United dhe Liverpooli kanë shumë punë për të bërë në javët e ardhshme.

Takimi mes dy palëve u shty për një datë të pacaktuar, shkaku që tifozët e Djajve të Kuq u futën në stadium duke protestuar dhe nuk lejuan që takimi të luhej.

Kështu, Liga Premier dhe FA janë duke punuar që të gjejnë një datë më të mirë të mundshme, mirëpo duket se do të jetë e vështirë.

Shkaku i orari të ngjeshur të ndeshjeve në Ligën Premier dhe me United që luan në Ligën e Evropës, do të jetë e pamundur të zhvillohet deri në fund të këtij muaji.

Andaj, SportMail raporton se takimi mes dy gjigantëve anglez mund të luhet më 29 ose 30 maj, atëherë kur të gjitha takimet do të ishin të përfunduara.

Kështu, Liga Premier do të shtyhej deri në fund të muajit maj, edhe pse ishte paraparë që të mbyllej më 23 maj.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien