Lajme

Kur do të filloj dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Kosova ende nuk ka marrë vendim për aplikimin e dozën së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për Front Online tha se Komiteti për imunizim do ta trajtojë çështjen për dozën e tretë të vaksinës anit-Covid.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 do ta trajtojë edhe çështjen e dozës së tretë, që disa vende kanë filluar ta japin për disa kategori të caktuara, jo për të gjithë. Edhe në Kosovë do të merret vendimi në kohën e duhur”, thotë ai për Front Online.

Doza e tretë, sipas Hotit do të jepet kryesisht tek moshat mbi 65 vjeç.

“Në ato vende ku ka filluar të jepet, kanë kaluar mbi 6 e më tepër muaj nga marrja e dozës së dytë, ndërsa u jepet personave që kanë imunitet të dobët, kryesisht të moshave mbi 65 vjeçe”, tha Hoti për Front Online.

Kërkesa për t’u vaksinuar me dozë të tretë për këtë kategori është miratuar në SHBA e në shumë vende tjera të botës.

E infektologu Ilir Tolaj në një prononcim për Front Online ka thënë se kjo duhet të filloj pa pritur për të përfunduar vaksinimin e popullatës me dozën e dytë.

“Vaksinimi i personave që sipas kritereve të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare i plotësojnë kushtet për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, duhet të vaksinohen edhe tek ne, pa pritur përfundimin e vaksinimit të të gjithë të interesuarve me dozën e dytë”, shtoi Tolaj.

Ndërsa për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 15 vjeç pa ndonjë sëmundje nuk është marrë ende vendim.

Kështu tha zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti për Front Online.

“Nuk ka ende vendim për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç pa indikacione shëndetësore, derisa ata me indikacione vaksinohen prej gushtit”, tha ai.

Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.5 milionë doza, nga to 654.325 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër Coronavirusit.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë