Sport

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për San Marinon, këto janë mungesat dhe rikthimet

Festa e fitores ndaj Hungarisë ka përfunduar shpejt për Kombëtaren Shqiptare, që ka zbarkuar në rezidencën e saj në kompleksin “Tropikal” në Durrës, për të nisur përgatitjen për sfidën e radhës eliminatore, atë ndaj San Marinos të mërkurën.

Trajneri Reja ka ndarë grupin në dy pjesë, duke rezervuar një ngarkesë më të lehtë për futbollistët që luajtën dje ndaj Hungarisë, ndërsa sulmuesi Sokol Cikalleshi vijoi të stërvitet i diferencuar, për shkak të një problemi në gju.

Për sfidën ndaj San Marinos janë konfirmuar mungesat e Klaus Gjasulës për shkak pezullimi dhe atyre të Amir Abrashit, Lorenc Trashit e Sokol Cikalleshit për shkak dëmtimi, ndonëse për këtë të fundit ka ende një dritare shprese.

Ndërkohë lajm i mirë është rikthimi i Elseid Hysajt, Keidi Bares dhe Rey Manajt, të cilët shlyen pezullimin për shkak kartonësh dhe do të jenë në dispozicion të Rejës për ta nisur nga minuta e parë përballjen me San Marinon.

Kuqezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë pas 5 ndeshjesh eliminatore dhe pozicionohen në vendin e tretë, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të kërkojnë një tjetër sukses ndaj San Marinos për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës Katar 2022.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar