
Stinori pranveror në futbollit kosovar fillon ditën e sotme (e martë) me tri takime të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Ndeshja kryesore padyshim pritet të jetë në mes Prishtinës dhe Dritës. Kryeqytetasit do ta mirëpresin liderin e Superligës, Dritën, një takim tejet interesant i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazetasheshi.com
Takim interesant do të zhvillohet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Ballkani do të jetë mysafir i Llapit.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Ulpianës.
Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto tri ndeshje:
LIVE:
PRISHTINA 0-0 DRITA
63′ Kryeziu (Pri) godet fuqishëm nga 18 metra, por topi shkon pranë shtyllës.
60′ Xh.Shabani (Dri) gjuan me volle, por pret Haxho.
47′ Rexha (Dri) gjuan nga një distancë e madhe, por topi shkon larg portës.
– Starton pjesa e dytë!
– Mbyllet pjesa e parë!
40′ Gabon Haxho i Prishtinës, por asnjë lojtar i Dritës nuk arrin të shënoi.
25′ Futbollistët e Dritës ende nuk kanë krijuar ndonjë rast shënimi.
21′ E.Krasniqi (Pri) shpërdoron rast të 100%, Rexhepi shpëton Dritën.
07′ Prishtina po e posedon topin, por nuk po arrin të rrezikoj porten e Rexhepit.
– Starton ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Bardhoku, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Arago, Blakqori, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
LLAPI 0-0 BALLKANI
55′ Baftiu (Ball) gjuan nga goditja e lirë, por topi shkon shume mbi portë.
– Starton pjesa e dytë!
– Mbyllet pjesa e parë!
35′ Ndërpritet ndeshja për disa minuta, disa tifozë po gjuajnë mjete piroteknike.
33′ Zhdrella (Llap) gjuan nga distanca, centimetrat e shpëtojnë Ballkanin.
30′ Hoti (Llap) godet fuqishëm nga gjuajtja e lirë, por pret Ljiljanovic.
16′ Dy skuadrat po tentojnë të rrezikojnë, por pa sukses.
07′ Baftiu (Ball) gjuan nga një distancë e largët, por pret Coric.
– Starton ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Peposhi, Shabani, Prençi, Emini, Ramadani, Hoti, Zhdrella, Veliu, Selmani, Sadriu. Kryetrajner: Tahir Batatina
Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Potoku, Jashanica, Prekazi, Baftiu, Korenica, Kuc, Krasniqi, Hoxha, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Mentor Ajeti
Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë
DRENICA 3-0 ULPIANA
55′ GOOOOL: Drenica e ka shënuar edhe golin e tretë përballë Ulpianës me anësorin, Kreshnik Uka.
– Starton pjesa e dytë!
– Mbyllet pjesa e parë!
45′ GOOOOL: Drenica e ka dyfishuar epërsinë kundër Ulpianës në fund të pjesës së parë me sulmuesin Baton Zabërgja
14′ GOOOOL: Drenica ka kaluar në epërsi kundër Ulpianës, realizon Donald Rapo.
– Starton ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Bejta, Frasheri, Qaqi, Sheqa, Ramadani, Rapo, Denisson, Uka, Rogova, Zabergja. Kryetrajner: Bledar Devolli
Ulpiana: Blakqori, Musliu, Makolli, Kallaba, Emini, Shala, Rapuca, Qerimi, Kelmendi, Bylykbashi, Selimi.Kryetrajner: Fadil Ademi
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi, Valbon Hoxha
Stadiumi: Fusha sintetike, Drenas