Sport

Kupa e Kosovës në futsall: Këto skuadra kualifikohen në gjysmëfinale

Kupa e Kosovës në futsall i ka zhvilluar ndeshjet çerekfinale, shkruan Zeri.info.

Ndeshja më interesante e këtij rrethi ishte ajo në kryeqytet ndërmjet Prishinës 01 dhe Liburnit, e cila në kohën e rregullt u mbyll baras 3-3, derisa pas penalltive në gjysmëfinale kaloi skuadra gjakovare (5-3).

Në ndeshjet e tjera u arritën kryesisht rezultate të pritura. Në gjysmëfinale do të takohen: BB Llapi – Liburni dhe Liqeni – Prishtina.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku takimet e para luhen më 27 e 28 shkurt, derisa ato të kthimit më 8 e 9 mars.

Rezultatet

Liqeni – Peja F 2-0

Prishtina 01 – Liburni 3-3 (3-5 – pas penalltive)

Prishtina – Albaniku 5-0

Drenica T – BB Llapi 1-3

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultatet e dy ndeshjeve të stinorit vjeshtor mes Prishtinës dhe Llapit

Sport

FC Prishtina – Llapi: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Shtatë takime në Ligën e Parë: “Nxehtë” në Klinë, spikat derbi në Prizren

Sport

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës