Sport

Kupa e Kosovës LIVE: Rezultatet momentale, Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini

Sot me fillim nga ora 15:00, zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina do të takohet me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Rivaliteti i këtyre dy klubeve tashmë dihet, pasi shumë herë janë takuar në Superligë.

Nga po e njëjta orë do të zhvillohet edhe derbi i rrafshit të Dukagjinit, në mes Istogut dhe Dukagjinit të Klinës, në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.

Këto skuadra janë rivale edhe në Ligën e Parë, ku po luftojnë për rikthim në Superligë.

Gazeta Olle si gjithmonë do të ju mbajë të informuar për këto dy takime.

LIVE Prishtina – Llapi 0-2

59′ GOOOOL! Ahmet Januzi dyfishon epërsinë e Llapit.

48′ Lilaj (Pri) shpërdoron rast të 100%.

47′ Veliu (Llap) kërkon penallti, por hesht gjyqtari kryesor.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

28′ Selamaj (Llap) gjuan nga distanca, por për fat të Prishtinës topi shkon pranë shtyllës.

21′ Idrizi (Llap) gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

6′ GOOOL! Llapi kalon në epërsi falë golit të Ahmed Januzit me kokë 0-1

01′ Hoti gjuan me kokë, por pa rrezik për portierin e Prishtinës.

Formacionet zyrtare:

-Fillon ndeshja.

Prishtina: Nika, Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Mici, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu.

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini, Ar.Ramadani, Shabani, Hoti, Selmani, Veliu, Januzi.

LIVE Istogu – Dukagjini 0-1

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

29′ GOOOL! Dukagjini kalon në epërsi përmes Altin Merlakut.

15′ Lojë e baraspeshuar në “Demush Mavraj”, me një terren shumë të vështirë për lojë!

05′ Jahaj gjuan nga distanca, por mbrojtja e Dukagjinit është në vend.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Istogu: Hajzeraj, Alushaj, Bajraktari, Rexhepi, Mazrekaj, Jahaj, Kurteshi, Stephane, Olivier, Qeta, Rexhaj.

Dukagjini: Muhagjiri, Basriu, Syla, Hasanaj, Kuqi, Gashi, Jashanica, Milakum Merlaku, Osmani, Mulaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Krijimi i Superligës, njerëzit e futbollit në Angli e kundërshtojnë me forcë

Sport

Bekim Isufi kundër Superligës së Evropës

Sport

Zyrtare: Tjetër klub i njohur refuzon Superligën Evropiane

LajmeSport

Shpërthen humori ne rrjetet sociale pas reagimit të PSD-së për Superligën Evropiane