
Faza e 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll e hap ditën e sotme stinorin pranveror në futbollin kosovar, shkruan “Zeri.info”.
Gjatë ditës së sotme (e martë) në program janë tri takime shumë interesante që fillojnë nga ora 13:00.
Ndeshja me vëmendjen më të madhe padyshim luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku FC Prishtina i bën nikoqirin Dritës.
Takim tjetër që nuk duhet humbur është edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Ballkanit që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
E dueli i fundit i ditës së sotme zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Drenas ndërmjet Drenicës së përforcuar dhe skuadrës nga Liga e Parë, Ulpianës.
“Zeri.info” do t’iu mbajë të informuar për gjithçka rreth këtyre tri dueleve
FC Prishtina 1:0 Drita
105′ GOOOOL! Super-gol në kryeqytet, shënon Boshnjaku nga largësia
103′ Ergyn Ahmeti futet në fushë, largohet Astrit Fazliu
97′ Xhevdet Shabani harkon në zonë, Haxho nuk arrin ta kap topin, megjithatë largon mbrojtësi prishtinas
95′ Haxhimusa shkakton faull në portierin e Prishtinës, Haxho
90′ Starton pjesa e parë e vazhdimeve
90+4′ Mbyllet ndeshja, duhen vazhdimet për të përcaktuar fituesin
90′ Katër minuta shtesë
83′ Rast i mirë për Prishtinën, Zyba godet nga afërsia por pret “gardiani” mysafir
81′ Ajzeraj largohet, në vend të tij, Betim Haxhimusa
70′ Karton të verdhë edhe për Endrit Krasniqin e Prishtinës
63′ “Bardhekaltrit” kryeqytetas po dominojnë në këto minutat e pjesës së dytë
61′ Xhevdet Shabani provon goditjen, ishte qendrore dhe pa problem për Haxhon
55′ Bardhoku merr karton të verdhë, ndërhyri pa qëllim në Ilir Blakqorin
53′ Kastriot Rexha i Dritës ndëshkohet me karton të verdhë nga gyqtari Dardan Çaka
50′ Zyba i Prishtinës kërkon në zonë Kryeziun, largohet topi nga mbrojtja mysafire
45′ Fillon pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”
45+2′ Mbyllet pjesa e parë
45′ Dy minuta shtesë
44′ Drita rrezikon, Brdarovski harkon nga krahu i djathtë, Haxho ishte me fat që Rexha nuk e arriti topin
40′ Pesë minuta lojë deri në fund të pjesës së parë, Drita ende pa e rrezikuar portën e kryeqytetasve
30′ Kalojnë 30 minuta, lojë e kujdesshme
27′ Xhevdet Shabani harkon rrezikshëm nga krahu i djathtë, Rexha bën faull në sulm
24′ Prishtina më dominuese kundër Dritës
22′ Mundësi e “artë” për Prishtinën, Endrit Krasniqi humb rast përballë me portierin Rexhepi
14′ Krasniqi me top të gjatë për Kryeziun, por del portieri i Dritës dhe e kap topin
11′ Dy skuadrat po tregohen të kujdesshme, lojë kryesisht në mesfushë
07′ Lojë me gabime në pasime në këto momente
02′ Endrit Krasniqi harkon nga një goditje e lirë, por shumë larg portës
01′ Nis takimi në Prishtinë
Formacionet zyrtare:
FC Prishtina: Haxho, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Bardhoku, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani
Drita: Rexhepi, Blakqori, Arago, Limani, Brdarovski, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi
Llapi 0:0 Ballkani
105′ Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve
99′ Zhdrela gjuan, por Haxhihamza e shpëton Ballkanin
94′ Hoti me goditje të fuqishme, shpëton Haxhihamza
90′ Starton pjesa e parë e vazhdimeve
90+3′ Ska fitues për 90 minuta, ndeshja shkon në vazhdime
90′ Tre minuta shtesë
77′ Karton i kuq për portierin e Ballkanit, Ljuljanoviq
70′ Bajram Jashanica godet me kokë nga afërsi, intervenon Coric
55′ Baftiu godet nga gjuajtja e lirë. devijohet topi dhe shkon në goditje nga këndi
46′ Blend Baftiu harkon nga këndi, asgjë e rrezikshme për vendasit që fitojnë topin
45′ Fillon pjesa e dytë në Podujevë
45′ Mbyllet pjesa e parë
43′ Harkim i mirë i Thaqit për te Daku, intervenojnë mbrojtësit e Llapit për ta larguar topin
40′ Mentor Zhdrella godet nga faulli, por topi shkon mbi portë
39′ Goditje e lirë me skemë të përgatitur, por Baftiu nuk arrin ta godet topin, pasi ishte i vetëm afër zonës
31′ Llapi rrezikon me Hotin që godet fuqishëm nga gjuajtja e lirë, por pret Ljiljanovic.
30′ Vazhdon të mbetet rezultati i barabartë me dy skuadrat që po kërkojnë golin
21′ Ballkani me aksion ofanziv, Daku provon, por bllokohet dhe vazhdon të mbetet 0:0
17′ Karton i verdhë për Mentor Zhdrellën që ndërhyri në Arbër Hoxhën
14′ Valmir Veliu me harkim të rrezikshëm, largon Jashanica
06′ Blend Baftiu godet jashtë zonës, e lehtë për portierin vendas
01′ Nis takimi në Podujevë
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Peposhi, Shabani, Prençi, Emini, Hoti, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Sadriu. Trajner: Tahir Batatina
Ballkani: Ljuljanoviq, Thaqi, Potoku, Hoxha, Korenica, E.Kransniqi, M.Daku, Kuç, Jashanica, Prekazi, Baftiu. Trajneri: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Mentor Ajeti
Drenica 4:0 Ulpiana
90′ Mbyllet ndeshja, Drenica kualifikohet në çerekfinale
81′ GOOL! Drenica kryen punën, shënon edhe golin e katërt
55′ GOOL! Vendasit realizojnë edhe golin e tretë tashmë
45′ Fillon pjesa e dytë në Drenas
45′ Mbyllet pjesa e parë
45′ GOOOL! Drenica ka shënuar edhe golin e dytë
14′ GOOOL! Drenica kalon në epërsi
01′ Nis takimi
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Bejta, Frasheri, Qaqi, Sheqa, Ramadani, Rapo, Denisson, Uka, Rogova, Zabergja. Trajner: Bledar Devolli
Ulpiana: Blakqori, Musliu, Makolli, Kallaba, Emini, Shala, Rapuca, Qerimi, Kelmendi, Bylykbashi, Selimi. Trajner: Fadil Ademi
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi, Valbon Hoxha