Sport

KUPA E KOSOVËS LIVE: Llapi – Prishtina, fillon pjesa e dytë

Sot (e mërkurë) do të mësohet skuadra e dytë finaliste në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Llapi dhe Prishtina zhvillojnë sot ndeshjen e dytë apo të kthimit në fazën gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte fituar 2-3 nga llapjanët, teksa ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti”.

Skuadra që siguron sot kalimin për në finale, do të takohet me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.

Si zakonisht, ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Llapi – Prishtina 1:1

– Fillon pjesa e dytë

– Përfundon pjesa e parë, skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1-1.

+1 minut lojë shtesë.

36′ Ahmed Januzi gjuan prej brenda zonës, goditja e tij përfundon mbi portë.

30′ Kalon gjysmë ore lojë në “Zahir Pajaziti”, rezultati momental 1-1.

25′ Gledi Mici provon nga largësia, por topi shkon lart mbi portë.

16′ GOOOL! Llapi barazon rezultatin në 1-1, shënon Ahmed Januzi.

11′ Albin Prapashtica gjuan nga distanca, goditja e tij shkon fare pranë portës.

6′ GOOOL! Prishtina kalon në epërsi 0-1, Enis Gavazaj shënon nga pika e bardhë.

1′ Fillon ndeshja në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prenci, Emini, Ar. Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Prishtina: Nika, Pefqeli, Dellova, Bardhoku, Mici, Zyba, Lilaj, Maliqi, Gavazaj, Prapashtica, Shillova. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës