
Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e fundit e fazës 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.
Sot në Klinë do të takohen dy skuadrat nga Liga e Parë e futbollit të Kosovës, Dukagjini dhe 2 Korriku.
Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sitentik të skuadrës nikoqire, teksa fituesi siguron kalimin për në fazën çerekfinale.
‘Zeri.info’ do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.
Dukagjini 2-0 2 Korriku
45′ Mbyllet pjesa e parë
43′ Klinasit dyfishojnë epërsinë pak para fundit të pjesës së parë
16′ Vendasit kalojnë në epërsi
01′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Gashi, Kuqi, Hasanaj, Jashanica, Kerim, Milicaj, Osmani, Merlaku.
2 Korriku: Neziri, Rama, Salihu, A.Stublla, J.Stublla, Uruqi, Sejdiu, Baholli, Jetullahu, Zoungrana, Ymeri.
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Jashari, Taulant Ibërdemaj, Bashkim Uka.