Sport

KUPA E KOSOVËS: Kjo skuadër është në finale

Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët kanë bërë një hap para drejt finales, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në kryeqytet kanë triumfuar.

Skuadra e Tahir Batatinës luajti një ndeshje të madhe dhe në fund fitoi me rezultat të ngushtë 2-3, edhe pse kishin epërsi prej tre golave.

 

Prishtina nga ana tjetër do të tentojë përmbysjen e madhe, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

LIVE Llapi – Prishtina 2-2

Llapi finalisti i kupës,

Mbyllet ndeshja.

90′ GOOOL: Llapi barazon në 2-2 përmes Muhamed Hysenit dhe tashmë shumë afër finales.

81′ Januzi (Llap) gjendet për mrekulli në zonë, por e shpërdoron rastin më të mirë në pjesën e dytë.

75′ Prishtina pa ndonjë rast tjetër shënimi.

74′ Shabani (Llap) nuk arrin të realizoi nga afërisia.

64′ GOOOOL: Prishtina e rikthen epërsinë në 1-2 përmes Mërgim Pefqelit i cili ka realizuar gol të bukur.

54′ Januzi (Llap) gjendet për mrekulli në zonë, gjuan fuqishëm, por topi shkon mbi portë.

47′ Hoti (Llap) gjuan nga ‘këndi i vdekur’, reagon për mrekulli portieri i Prishtinës, Nika.

46′ Fillon pjesa e dytë.

Prishtina me zëvendësim para fillimit të pjesës së dytë. Lorik Boshnjaku futet në vend të Sabien Lilaj.

-Përfundon pjesa e parë.

36′ Januzi (Llap) godet nga një pozitë jo e mirë, por jo mjaftueshëm për ta mposhtur portierin.

24′ Mici (Pri) godet me të majtën, por topi shkon mbi portë.

15′ GOOOOL: Ahmed Januzi shënon për të barazuar rezultatin në 1-1.

06′ GOOOOL: Enis Gavazaj (Pri) realizon nga pika e bardhë për epërsinë e Prishtinës.

05′ Shillova (Pri) arrin të fitojë penallti për ekipin e tij.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prenqi, Emini, Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi.

Prishtina: Nika, Mici, Dellova,Pefqeli, Bardhoku, Zyba, Lilaj, Maliqi, Gavazaj, Prapashtica, Shillova.

(Gjyqtarët: Shpëtim Murtezi, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha, Selim Isufi)

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s