
Gara për 1/8 e Kupës së Kosovës vazhdon edhe ditën e sotme (e mërkure) me ndeshje tejet interesante.
Gjatë ditës do të zhvillohen katër ndeshje, padyshim që kryesorja pritet të jetë në mes Arbërisë dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Ferizaj.
Përballje interesante pritet të zhvillohet edhe stadiumin ‘Boka’ në Korishë të Prizrenit, aty ku A&N do të jetë mikpritës i Flamurtarit.
Gjilani do të udhëtoj drejt stadiumit ‘Demush Mavraj’, ku do të përballet me Istogun dhe ndeshja tjetër do të jetë në Mitrovicë, aty ku Trepça ’89 do ta mirëpres Ferizajn.
Të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00.
Arbëria – Feronikeli 0-1
46′ Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë 0-0
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare
Arbëria: Kaqiu, Pira, Beqiri, Arrabal, Adulli, Zabërgja, Bruqi, Bahtiri, Kryeziu, Lika, Santos
Feronikeli: Avdyli, Balde, Malaj, Thaqi, Bojku, Dabiqaj, Hoxha, Carioca, Maliqi, Hoti, Simonovski
Istogu – Gjilani 2-0
67′ GOOOOL. Istogu shënon edhe një herë tjetër për 2-0 me autor Erion Qetën.
63′ GOOOOL. Istogu kalon në epërsi 1-0 ndaj Gjilanit me autor Yoan Olivier.
46′ Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë 0-0
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare
Istogu: Hajzeraj, Kurteshi, Mazreku, Kastrati, Rexhaj, Ademaj, Neziri, Stephane, Jahaj, Qeta, Oliver.
Gjilani: Koliqi, Veliu, Fustar, Sorsa, Halili, Useini, Musolli, Hila, Progni, Hajdari, Nikac.
Trepça ’89 – Ferizaj 4-0
78′. GOOOOL. 89-shi shënon golin e katërt duke konfirmuar kalimin tutje.
70′ GOOOL. Minatorët shënojnë një tjetër gol ndaj Ferizajt për 3-0.
67′ GOOOOL. Trepça ’89 dyfishon epërsinë ndaj Ferizajt 2-0.
46′ Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë 1-0
45+1 GOOOL. Trepça ’89 kalon në epërsi në fund të pjesës së parë 1-0.
Formacionet zyrtare
1′ Fillon ndeshja
Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Happy, Berisha, Ard. Muja, Jashari, Nimani, Darwish, Rrahmani, Shala, Arb.Muja.
Ferizaj: Ahmetaj, Halili, F.Berisha, Jashari, Thaqi, Orana, Ramadani, Sefa, Biba, Haxhimusa, G.Berisha.
A&N – Flamurtari 1-0
46′ Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë 1-0
34′ GOOOOL. A&N kalon në epërsi 1-0 ndaj Flamurtarit.
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare
A&N:
Flamurtari: