
1/8 e finales të Kupës së Kosovës, vazhdon edhe nesër me ndeshje tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com
Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite (e mërkurë) do të jetë në mes Arbërisë dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Ferizaj, e cila do të transmetohet në ‘Art Sport’.
Takim interesant pritet të jetë edhe ajo e dy skuadra të Ligës së Parë, A&N – Flamurtari. Gjilani kësaj radhe do të jetë mysafir i Istogut dhe Trepça ’89 në ‘Riza Lushta’ do ta mirëpres Ferizajin, takim i cili do të transmetohet direkt në ‘Art Sport’
E Mërkurë 10.02.2021 Ora 13.00
A&N – Flamurtari
Trepça ’89 – Ferizaji
Istogu – Gjilani
Arbëria – Feronikeli ( ndeshja luhet në Ferizaj)