
Stinori pranveror në futbollit kosovar fillon ditën e sotme (e martë) me tri takime të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Vëmendja më e madhe padyshim është në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku FC Prishtina i bën nikoqirin Dritës.
Takim tjetër që nuk duhet humbur është edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Ballkanit që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Këto dy takime do të transmetohen në “Artmotion”.
Takimi tjetër i ditës në këtë fazë të Kupës është ajo mes Drenicës dhe Ulpianës që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Drenas.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.