Sport

Kuotat: Gjilani favorit ndaj Ballkanit

Ndeshje për të mos u humbur në Gjilan! Skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Ballkanit sot në kryendeshjen e xhiros së tretë.

Bardhekuqët dhe portokallezinjtë zhvillojnë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit, ku fitorja vlen shumë sepse dy ekipet luftojnë për titull këtë edicion, përcjellë Gazeta Olle.

Suharekasit në fakt presin ndeshjen më të relaksuar pasi që vijnë pas dy fitoreve në dy takimet e para.

Ndërkohë, gjilanasit kanë renditur një fitore dhe një humbje, andaj do të kërkojnë vetëm tri pikë.

Gjyqtar kryesor sot do të jetë Genc Nuza, asistentë janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt Arben Halilaj.

Sfida do të fillojë prej orës 13:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

Vendësit janë favoritë për këtë ndeshje, ku fitorja e tyre kuotohet me 2.27, ndërkohë barazimi me 3.24 derisa fitorja e suharekasve 2.75.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Sport

“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës

Sport

Tri ndeshje të Superligës zhvillohen sot, kryendeshja në Suharekë

Sport

Gjilani publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Besën, ky lojtar do të mungoj sot