Sport

‘Kundër Francës për të kënaqur shqiptarët’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në prag të takimit me Francën dy futbollistë të Kombëtares nuk janë stërvitur me grupin për shkak të problemeve fizike. Ndërkohë atmosfera gjithsesi vijon të jetë optimiste dhe këtë e tregon një nga futbollsitët më me eksperiencë në kombëtare Odise Roshi.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot ditën e dytë me dy séansa stërvitore në prag të ndeshjes me Francën të shtunën dhe me Islandën të martën të ardhshme, të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Nën urdhërat e trajnerit Reja për probleme fizike kanë munguar futbollistët Frederik Veseli dhe Ledian Memushaj, të cilët gjithsesi nuk rrezikojnë për këto takime. Ndërkohë Odrise Roshi, një nga lojtarët më me shumë eskperiencë në Kombëtare, në prag të takimeve është shprehur:

“Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje.”

Ndërkohë futbollisti Klaus Gjasula u përqendrua më shumë te ftesa e trajneri Edi Reja, pasi për të është herë e parë që grumbullohet me ekipin A të Kombëtares.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, e kam pritur këtë ditë shumë gjatë. Për mua do të ishte një gjë e madhe të nisja titullar, trajneri do ta vendosë dhe do ta shohim”.

Në kampin kundërshtar, atë të Francës, pas Dembele-s, Mbappe-s dhe Kante-s do të ketë një tjetër mungesë të madhe për ndeshjen me Shqipërinë, bëhet fjalë për Paol Pogba-n që nuk do jetë I disponueshëm për shkak dëmtimi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv