Sport

Kumbulla i drejtohet sulmuesit anglez: Nuk ke shanse të shënosh kundër Shqipërisë

Shqipëria do të ndeshet kundër Anglisë në transfertën e ‘Wembleyt’.

Tifozët shqiptar presin shumë te Marash Kumbulla, mbrojtësi që duhet të mbajë gjithë peshën mbi shpatulla pas mungesës së Gjimshitit.

Në një intervistë për ‘Supersport’, Kumbulla ka treguar edhe bisedën që ka bërë me shokun e skuadrës te Roma, Abraham, atje ku kanë folur edhe për ndeshjen e së premtes.

‘Ne nuk kemi frikë. Kemi luajtur edhe me Poloninë dhe Hungarinë, edhe këto skuadra kishin sulmues të fortë. Anglia e ka sulmin edhe më të fortë, por ne do të futemi në fushë pa frikë, do të na ndihmojë edhe mesfusha dhe sulmi’.

‘Abraham? Kemi folur pak për ndeshjen. Ai më tha: ‘nëse do të luaj, më lër të bëj gol’. Unë iu përgjigja se nuk ka shanse të ndodhë kjo’.

‘Jemi shumë shokë me njëri-tjetrin, Tammy është një djalë shumë i mirë. Shpresoj të bëjë mirë në kombëtare, por jo kundër nesh’, tha Kumbulla.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *