Sport

Kukësi transferon mbrojtësin kosovar

Kukësi bën një goditje, duke firmosur me kosovarin e lindur në Zvicër, Sadik Vitija.

Për transferimet e lojtarëve të huaj sistemi i FIFA-s është mbyllur më 2 tetor, por drejtuesit e klubit verilindor i kanë paraprirë gjithçkaje, duke ditur rrezikun e dështimit të regjistrimit të lojtarit.

Winterthurer Zeitung – Der Winterthurer Sadik Vitija ist auf Clubsuche

Pavarësisht se ende nuk e kanë konfirmuar si afrim, ashtu siç kanë bërë me lojtarët që erdhën në ditën e fundit të merkatos si Agim Ibraimi dhe Gjelbrim Taipi, mediumi nga Shqipëria, “Panorama Sport” ka raportuar se mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar është tashmë zyrtarisht i Kukësit, raporton Gazetasheshi.com

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega në vijim, pasi është dhënë OK-i nga FIFA dhe klubi i tij i fundit në Zvicër, Shafhauzen, për transferimin te verilindorët.

Dokumentacioni është plotësuar në kohë rekord dhe në ditët e fundit është pritur me ankth që FIFA të konfirmojë transferimin.

Diçka e tillë ka ndodhur dhe te Kukësi kanë mbetur të kënaqur që kanë mbyllur në këtë mënyrë një “operacion” me shumë siklet. Gjithçka është mbajtur e fshehtë nga klubi, edhe për faktin se risku i mosfederimit ka qenë i madh.

Megjithatë, e rëndësishme në këtë moment është që trajneri Gega plotëson krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku pas largimit të Edis Maliqit ishte hapur një “gropë”. Vitija është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret e moshave të Zvicrës, ndërsa përveç pasaportës helvete, ka edhe atë kosovare. Kësisoj, ai do të luajë si lojtar vendës, duke mos zënë kështu një nga katër vendet për numrin e të huajve që lejohen.

Postime të ngjajshme
Sport

Ismet Munishi ‘e ngacmon’ sërish Batatinën, ja çfarë thotë për Llapi sot

Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…