Sport

Kukësi në kolaps, largohet edhe një tjetër titullar i verilindorëve

Nuk kanë fund largimet te Kukësi. Pas mbrojtësit Obanor dhe mesfushorit Telushi që u larguan së fundmi nga verilindorët, një tjetër futbollist ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën e Gegës.

Bëhet fjalë për Emiljano Mustën, i cili rinovoi me Kukësin vetëm pak ditë më parë. Futbollisti ka marrë letrat dhe ka dalë si lojtar i lirë dhe do të vazhdojë karrierën diku tjetër. Një situatë e vështirë e krijuar te klubi verilindor, nga ku janë larguar shumica e titullarëve të sezonit të fundit.

Kukësi është në hall sa i përket përbërjes së skuadrës, pasi largimet kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Kur Skënder Gega mori drejtimin e ekipit, presidenca i premtoi se do të ruanin plotësisht boshtin, ndërsa largimet e sigurta do të ishin vetëm Abazaj dhe Shkurtaj, por nuk po ndodh kështu.

Deri tani nga Kukësi janë larguar: Olsi Teqja, Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Valon Ethemi, Ilir Avdyli, Gëzim Krasniqi, Markovanbasten Çema, Besar Musolli, Eduart Rroca, Erhun Obanor, Edis Maliqi, Bruno Telushi dhe së fundmi Emiljano Musta.

Postime të ngjajshme
Sport

Muharrem Sahiti: Kjo skuadër është zhgënjimi i sezonit

Sport

Arbnor Morina tregon pse humbi Ballkani, ja cili futbollist i 89-shit i pëlqen

Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar