Sport

Kujtim Shala thumbon: Ja kemi humb edhe kuptimin edhe vlerën

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është i habitur, se si në Kosovë, pothuajse që secilin e thërrasin legjendë.

Shala ka reaguar përmes një shkrimi në facebookut e tij, duke kritikuar, se fjala legjendë e ka humb edhe kuptimin edhe vlerën.

“Tek ne fjala legjendë – ky epitet aq i madh që i takon vetëm personaliteteve që ndërruan historinë dhe botën, tek ne është bë mall i një eurove.

Ja kemi humb edhe kuptimin edhe vlerën”, thumbon Shala, ish futbollist i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave elite franceze dhe gjermane dhe një ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur