Lajme

Kujtim Shala kandidat për president, reagon LDK-ja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala, për president të vendit në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mohuar se Kujtim Shala do të jetë kandidat për president nga kjo parti, shkruan Reporteri.net.

Në reagim thuhet se bëhet fjalë për spekulime dhe se LDK nuk jep emër për president derisa të vijë koha e zgjedhjes së presidentit.

“Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për President janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për President derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së Presidentit”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kujtojmë se ndër të tjera ngecjet në bisedimet mes VV-së e LDK-së, janë shënuar pas këmbënguljes së Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit, pasi që presidentit aktual, Hashim Thaçi t’i skadojë mandati në vitin 2021. Më 26 dhjetor, negociatat u kthyen një hap pas, pasi që Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj jave, VV dhe LDK kanë vazhduar bisedimet intensive, mirëpo pa arritur në gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje. /Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat