Lajme

Kufizmi i lëvizjes së qytetarëve nuk vlen për komunat në zonë të portokalltë dhe të gjelbër

Zona e kuqe e cila cilësohet rrezik i lartë, vlen për komunat që kanë numrin më të madh të të infektuarve ku nga ora 19:00 e tutje mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, ku në komunën e Prishtinës, Podujevës, Ferizajit, Gjakovës, Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës do tu ndalohet hyrjet dhe daljet deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ndërsa, zona e gjelbër e cila konsiderohet rrezik i ulët hyjnë komunat të cilat janë, Istogu, Malisheva, Rahoveci, Skenderajt dhe Dragashi, ku transporti i tyre do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Kryeministri në konferencë ka bërë të ditur se qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 20:00, ndërsa veprimtaria e gastronomisë i ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Ndërkaq, zona e portokalltë e cila cilësohet me rrezik mesatar janë komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, ndërsa qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00./Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

E mbijetuara e masakrës së Suharekës bie viktimë e hajnave në QKUK

Lajme

KEDS njofton për punime, në këto qytete e fshatra do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 12 orë

Lajme

Aksident i rëndë tek AKI-ja, brenda ishte gazetari i njohur i T7

Lajme

Elvis Naçi në biznesin e syzeve