LajmeZgjedhjet

Kuçi: Vijat e kuqe të partive të tjera janë si pasojë e mungesës së ideve politike

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Preken LDK-ja, por çdo marrëveshje eventuale që synohet pa këto dy parti, e ka shumë gabim”, ka thënë Hajredin Kuçi i PDK-së, kur është pyetur se më kë do të bëjë koalicion PDK-ja, në rast se del e para në zgjedhjet e 6 tetorit, kur pothuajse të gjitha i kanë vënë vija të kuqe.

“Vijat e kuqe të partive të tjera i kanë si pasojë e mungesës së ideve politike. Hiqja PDK-në dhe Hashim Thaçin prej fjalorit, çka do të thonë. Pyetni, a kanë program. Nëse duan të jenë kundër PDK-së, le ta bëjnë një OJQ e ta lënë politikën”, ka thënë Kuçi, në Interaktiv.

Kuçi ka thënë se “veprimet ilegale nuk do t’i institucionalizojmë dhe veprimet e dëmshme nuk do t’i legjitimojmë”.

Tutje Kuçi ka thënë se në PDK i marrim për bazë shumë sondazhet, të cilat këtë parti nuk e nxjerrin fituese.

“Por duhet të them se sondazhet edhe në vitin 2014 nuk na kanë nxjerr mirë, por kemi dal fitues”, ka thënë Kuçi. “Mund të them se aktivizimi i strukturave tona ngjan me atë të vitit 2007. Kemi listë të mirë, prezantim, zotimin e implementimit”, ka thënë ai.

Duke u përgjigjur në kritikat se PDK-në e ka lodhur pushteti Kuçi ka thënë se “politika nuk të lodhë fizikisht”.

“Madje mund të them se kurrë më të pjekur politikisht nuk kemi qenë”, ka thënë Kuçi.

Megjithatë ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të respektojmë vullnetin e qytetarëve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat