Lajme

Kuçi del kundër Sami Lushtakut

Që prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit, kanë filluar diskutimet mes partive politike për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

NISMA e Fatmir Limajt ka shprehur dëshirën që të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës, megjithatë nga këta të fundit nuk ka pasur një përgjigje definitive, shkruan Express.

Anëtari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë se brenda partisë ka pasur qëndrime pro dhe kundër një koalicioni me NISMA’n, megjithatë thotë se një vendim do të merret së shpejti.

Vetë Kuçi thotë se do të ishte pro një koalicioni me NISMA’n e Limajt.

Kuçi kështu i ka dalë kundër Sami Lushtakut i cili ditë më parë i tha “JO” një koalicioni me NISMA-n, dhe “PO” me Vetëvendosjen, por pa Albin Kurtin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Qindra njerëz në varrimin e Albert Krasniqit, që u vra mbrëmë nga babai i tij

Lajme

Familja Krasniqi ishte donator në ndërtimin e xhamisë tek ‘Mati 1’, foto të Albertit me babanë brenda saj