Sport

Kuç flet për jetën në Kosovë dhe tregon arsyejen pse do të largohej nga FC Ballkani

Edvin Kuç është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme që prej janarit të vitit 2018 kur nënshkroi me Ballkanin.

Mesfushori i lindur dhe rritur në Rozhajë të Malit të Zi ka prejardhje nga Kosova, teksa këtë e kishte zbuluar pasi kishte ardhur për të luajtur për klubin suharekas.

Fillimisht në një intervistë për “Telegrafin” ai ka thënë se në Suharekë e ndjen vetën si në shtëpinë e tij, pasi njerëzit janë shumë të sjellshëm, ndërsa edhe familja e tij është e lumtur që jeton në Kosovë.

“Siç thash dhe më herët, nuk kam pasur shumë informacione për Kosovën. Ishte hera e parë që dëgjova për klubin e Ballkanit kur më kontaktuan. Për këtë gjë, erdhi presidenti tek unë dhe më ftoi që ta vizitoja vendin. Por, tani e ndiej veten si në shtëpinë time. Njerëzit janë shumë zemërgjerë dhe të sjellshëm. Më ndihmojnë shumë. Unë dhe familja ime jemi të lumtur dhe jam me fat që gjendem këtu”, ka deklaruar Kuç.

Ai thotë se synon që ta vazhdoj jetën në Kosovë edhe pas përfundimit të karrierës, por nga vendin ynë do të largohej vetëm nëse vije ndonjë ofertë e parefuzueshme.

“Po normalisht, synimi im është që të qëndrojë këtu. Unë do të largohem nga Ballkani vetëm nëse marr ndonjë ofertë nga një klub serioz. Por për momentin jam i fokusuar 100% te Ballkani. Familja ime dhe unë jemi të lumtur këtu dhe dua të qëndroj”, vazhdoi tutje Kuç.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin