Sport

Ku qëndron problemi i Dritës të goli dhe a është përparësi largimi i Dakut nga Ballkani? – ja çfarë thotë Nuhiu

Drita është njëra nga skuadrat më e përforcuar në këtë afat kalimtar veror, por edhe pse në tri ndeshje të zhvilluara në kampionat skuadra nuk qëndron mirë me finalizimin e rasteve para golit, shkruan Sheshi.info

Të besuarit e Ardian Nuhiut në tre ndeshje të luajtura kanë shënuar vetëm tre gola dhe kanë pranuar një, duke arritur dy fitore dhe një barazim.

Mirëpo, gjilanasit tani si vendas do të mirëpresin njëren nga skuadrat me sulmin me të mirë në kampionat Ballkanin, e cila ka shënuar plotë gjashtë gola apo ndryshe dy gola për ndeshje.

Portokallinjët ndonëse nuk e kanë sulmuesin Mirlind Daku i cili edicionin që lam pas ishte golashënuesi më i mirë i elitës, por edhe më i miri i historisë në futbollin kosovar.

Sulmuesi shtatëlartë në edicionin që shkoj ka shënuar plotë 31 gola dhe pas përfundimit të huazimit u kthye sërish te Osijeku në Kroaci. Por sa do të jetë përparësi mungesa e Dakut te Ballkani për ndeshjen me Dritën, tregon edhe trajneri i kaltërbardhëve Ardian Nuhiu.

Ai në konferencë për media tha se është një përparësi që Daku s’është më pjesë e Ballkanit, por që prap kanë lojtar cilësor. Ndërsa për problemin e golit shtoi se skuadra është duke punuar në atë aspekt dhe qëndron problemi që disa lojtarë ende nuk kanë gjetur formën me të mirë te Drita.

“Për neve është një përparësi që s’është Daku, por prapë kanë futbollistë shumë cilësor dhe është skuadër që kanë një start të mirë. E dijmë që dy vitet e fundit janë bashkë si skuadër dhe kjo i lehtëson edhe me shumë punët te ta pasi njihen lojtarët ndërmjet veti dhe është ekipi që ka bërë me së paku ndryshime. Ndërsa ne jemi në tentativë për t’u komponuar e dijmë që kemi shënuar pak gola por jemi duke punuar që të realizojmë sa me shumë”, tha Nuhiu.

Drita dhe Ballkani ndeshen nesër (e mërkurë) nga ora 16:00 në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, kjo ndeshje do t’i takoj javës së tretë në elitë.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar