Lajme

Ku e ka vendin Hashim Thaçi në historinë e Kosovës?

Historiani Jusf Buxhovi, ka treguar se ku e ka vendin ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në librat e historisë.

“Hashim Thaçi është pjesë e historisë. E ka vendin e tij në organizimin e UÇK’së. Në librin tim ia jepi vendin e faktorit të rëndësishëm në LPK. Por, edhe aty nëse i shihni reagimet e atyre njerëzve janë përçarëse”, është shprehur Buxhovi.

“Kemi padi të ngritura nga njeriu që ka udhëhequr LPK’në në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin”.

“Ka një mijë e sa faqe të mbledhura prej deklaratave të njerëzve të UÇK’së kundër UÇK’së. Keni deklarata monstruoze të individëve të caktuar që i kanë ngritur kundër miqve të vet”, thotë Buxhovi.

Tutje, Thaçi ka folur edhe për slloganin “Liria ka emër” që po përdoret kohëve të fundit.

“Liria ka emër është fushatë e njëanshme. Liria nuk është pronë e kërkujt. Ne nuk kemi të drejtë identifikimin e dy-tre vetëve me lirinë”, shtoi Buxhovi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit