Lajme

Kthimi në punë i drejtorëve të ndërmarrjeve publike: A do të rikthehet edhe kryeshefi i ‘Trepçës’

Pas kthimit në detyrë të drejtorëve të dy ndërmarrjeve publike, asaj të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe të Postës së Kosovës, pritet që një vendim i tillë nga Inspektorati i Punës të merret edhe për kryeshefin e ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi, shkruan Gazeta Metro.

Ibrahimi i cili është shkarkuar nga kjo detyrë më datë 15 prill të këtij viti, është në pritje të një vendimi të Inspektoratit të Punës.

Ai është i bindur se ky vendim do të jetë në favor të tij, pasi siç thekson për Gazetën Metro, shkarkimi i tij përveç se ishte politik, Bordi i Përkohshëm Mbikqyrës i Drejtorëve në ‘Trepçë’, nuk ka pasur korum për një vendim të tillë që u mor më 15 prill.

“Unë jam në pritje të vendimit të Inspektoratit të Punës, meqë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga dita kur jam ankuar për vendimin e marrë për shkarkimin tim nga detyra e kryeshefit të Trepçës. Pritet që gjatë këtyre ditëve të marr përgjigje meqë Inspektorati merr vendim brenda 30 ditëve në lidhje me ankesën time, vendim ky që unë e besoj që do të jetë në favor timin pasi që përveç që ka qenë shkarkim politik, gjë që e kam theksuar edhe publikisht, rasti im është më specific pasi që Bordi i Trepçës funksionon nga statute për këtë ndërmarrje. Bordi është i përbërë nga nëntë anëtarë, ndërkaq Bordi që më ka shkarkuar mua nga kjo pozitë është përbërë prej katër anëtarësh, pra nuk kanë pasur fare korum për një vendim të tillë”, ka thënë Ibrahimi në një prononcim për Metron.

Siç kishte bërë të ditur Ibrahimi në ditën kur u shkarkua nga ky post, arsyet e këtij shkarkimi ishin mos-marrja e rrogave nga punëtorët ku kishte shtuar se në ditën kur është dashur t’i marrin subvencionet dhe të ekzekutohet dhënia e pagave, ministrja e Ekonomisë, apo kabineti i saj, ka kërkuar kthimin mbrapa.

Ndërkaq, kthimi i kryeshefëve të ndërmarrjeve publike ka filluar para pesë ditëve, kur Inspektorati i punës përmes vendimeve ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës që të anuloj vendimin për shkarkim të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në pozitën e tij, pas rreth një muaj kur ishte shkarkuar, si dhe ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

Që të dyja palëve ankimore ky Inspektoriat i ka dhënë të drejtë dhe ka konstatuar se shkarkimet janë bërë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Inspektorati i Punës i ka dhënë kohë prej 8 ditësh Bordit të Përkohshëm të KEK’ut dhe atij të Postës, që të zbatojnë vendimet dhe të eliminojnë të gjitha parregullsitë në lidhje me rastin, në të kundërtën, nëse këto ndërmarrje publike nuk zbatojnë këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj tyre. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Thaçi kryelajm në mediat e huaja: Presidenti Kosovar viziton prokurorët që e akuzuan

Lajme

A do të paguajnë qytetarët 120 euro për testin për Coronavirus, MSH-së tregon si do të përcaktohet çmimi

Lajme

Ishte ndër personat e parë që u infektua me COVID-19 në Kosovë, mjekja e QKUK-së tregon për sfidën e saj

Lajme

Mjeku kosovar: Mos e bëni avokatin e djallit