Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Situata e Marash Kumbullës ndryshon në mënyrë të papritur, ose të paktën është Jose Mourinho ai që ka ndryshuar mendje për mbrojtësin shqiptar.

Futbollisti, i cili ishte nxjerrë përkohësisht jashtë skuadrës bashkë me katër lojtarë të tjerë që morën pjesë në humbjen turpëruese 6-1 ndaj Bodo, është bërë përsëri pjesë e grupit që ka udhëtuar për ndeshjen e radhës në Serinë A.

Në mediat italiane kishte filluar të qarkullonte si hipotezë huazimi i mbrojtësit në janar, duke përmendur skuadrën e Udineses si të interesuarën direkte për shërbimet e tij. Por duket se Mourinho ka ndryshuar mendje, pasi ndër të pesë lojtarët që la jashtë për ndeshjen ndaj Napolit, Kumbulla është i vetmi që pas stërvitjes me gripin sot iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për udhëtimin drejt Sardenjës ku nesër verdhekuqtë përballen me Cagliarin.

Një sinjal pozitiv ky për mbrojtësin, e padyshim edhe një mënyrë e Romës për të mbrojtur investimin e rëndësishëm që bënë në verën e kaluar kur blenë futbollistin nga Verona. Megjithatë, mbetet të shihet se sa hapësirë do të ketë ai në vijim nga Murinjo, i cili nuk i ka rezervuar asnjë minutë në kampionat në këtë sezon mbrojtësit shqiptar./PS/

Postime të ngjajshme
Sport

Humbja me Partizanin kushton shtrenjtë, Martini njofton vendimin e rëndësishëm

Sport

Daku gjen rrjetën për herë të tretë në Kroaci, shënon në fitoren e Osijekut

Sport

Real Madridi është destinacioni i preferuar i Haalandit

Sport

Shiu në Elbasan "mbyt" Teutën, Partizani fiton me përmbysje spektakolare